Ballina KULTURË Eurosong 2019, Jonida Maliqi dhe vendet e tjera që u kualifikuan në...

Eurosong 2019, Jonida Maliqi dhe vendet e tjera që u kualifikuan në natën finale

Mbrëmë u mbajt nata e dytë gjysmëfinale e Eurosong 2019, në Izrael. Konkursi u zhvillua në Tel Aviv, ku, pas dy netëve, janë përcaktuar edhe 26 këngët finaliste.

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi performoi këngën Ktheju Tokës, e cila rrënqethi gjithë publikun dhe arriti të fitonte zemrën e jurisë dhe televotuesve, duke kaluar në finale.

Vendet që u kualifikuan në gjysmëfinalen e dytë:

  • Maqedonia e Veriut – Tamara me Proud
  • Holanda – Duncan Laurence me Arcade
  • Shqipëria – Jonida Maliqi me Ktheju Tokës
  • Suedia – John Lundvik me Too Late For Love
  • Rusia – Sergey Lazarev me Scream
  • Azerbajxhani – Chingiz me Truth
  • Danimarka – Leonora me Love Is Forever
  • Norvegjia – KEiiNO me Spirit In The Sky
  • Zvicra – Luca Hänni me She Got Me
  • Malta – Michela me Chameleon

Vendet që u kualifikuan në gjysmëfinalen e parë:

  • Greqia – Katerine Duska me Better Love
  • Bjellorusia – ZENA me Like It
  • Serbia – Nevene Božović me Kruna
  • Qipro – Tamta me Replay
  • Estonia – Victor Crone me Storm
  • Çekia – Lake Malawi me Friend Of A Friend
  • Australia – Kate Miller-Heidke me Zero Gravity
  • Islanda – Hatari me Hatrið mun sigra
  • San Marino – Serhat me Say Na Na Na
  • Sllovenia – Zala Kralj & Gašper Šantl me Sebi

Megjithatë, në natën finale do të jenë në garë 26 këngë, pasi disa të tjera janë kualifikuar drejtpërsëdrejti në finale, si Italia, Mbretëria e Bashkuar, Spanja, Izraeli, Gjermania dhe Franca.