Ballina Aktualitet Europë, vdekjet nga ndotja e ajrit, Shqipëria një ndër to

Europë, vdekjet nga ndotja e ajrit, Shqipëria një ndër to

Tre shtetet e Ballkanit, Kosova, Serbia, Maqedonia kryesojnë në Europë për nivelin  e lartë të vdekjeve nga ndotja e ajrit, në raport me popullsinë. Të dhënat për vdekjet në vlerë absolute, janë publikuar së fundmi nga Agjensia Europiane e Mjedisit në raportin “Cilësia e ajrit në Europë – 2018.”

Kosova kishte 3,700 vdekje nga ajri i ndotur, që duke pasur parasysh popullsinë e saj prej 1,8 milion banorëshe rendit atë të parën në Europë, ku ajri i ndotur ka bërë që të humbin jetën 0,2% e popullsisë. Në Serbi, ky tregues është 0,18%(rreth 13 mijë vdekje) dhe në Maqedoni 0,14% e popullsisë(3,000 vdekje), duke u renditur përkatësisht në vend të dytë dhe të tretë në Europë.

Shqipëria ndryshe nga shtetet e tjera të Ballkanit, rezulton të ketë një nivel relativisht të ulët të vdekjeve të shkaktuara nga ajri  i ndotur, që llogariten në 1400 persona në vit, ose 0,05% e popullsisë, duke u renditur e 29-ta në Europë, nga 37 shtete gjithsej.

Transporti rrugor është një nga burimet kryesore të Europës për ndotjen e ajrit, sidomos të ndotësve të dëmshëm si dioksidi i azotit  dhe grimcat.

Ndotja e ajrit gjithashtu ka edhe ndikime të konsiderueshme ekonomike, shkurtim të jetës, rritjen e kostove mjeksore dhe reduktimin e produktivitetit nëpër ekonomi gjate ditëve të punës të humbura për shkak të shëndetit të sëmurë. Ndotja e ajrit gjithashtu ndikon negativisht edhe në ekosistem, duke dëmtuar tokën, pyjet, liqenet dhe lumenjtë.