Ballina LAJME Eurodeputeti Fleckenstein: Kosova të heqë taksën doganore, por dhe Serbia mos pengojë

Eurodeputeti Fleckenstein: Kosova të heqë taksën doganore, por dhe Serbia mos pengojë

Kosova duhet të heqë doganat, por edhe Serbia duhet të mos e pengojë Kosovën në përpjekjet e saj, edhe pse nuk e mbështet si shtet, thekson eurodeputeti gjerman, Knut Fleckenstein ekskluzivisht për Deutsche Wellen.

“Bashkëpunimi rajonal në ekonomi është vendimtar. Dogana të reja do të thotë të ecësh gjithmonë një hap mbrapa, në vend që të ecet drejt njëri-tjetrit. Ne i trembemi një ashpërsimi të mëtejshëm të fronteve me doganat e reja, prandaj bëj thirrje, ashtu si e Ngarkuara e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini për vetëpëmbajtje dhe heqjen e doganave nga ana e Kosovës, të cilat shkelin edhe thelbin e marrëveshjes ekonomike, CEFTA. Palët duhet që në dialog të dërgojnë sinjale të paqes dhe bashkëpunimit,”- u shpreh eurodeputeti Fleckenstein.