Ballina Aktualitet Eurodeputetët kërkojnë opozitën në Kuvend: Po humbasim durimin

Eurodeputetët kërkojnë opozitën në Kuvend: Po humbasim durimin

Delegacioni i Parlamentit Evropian ka zhvilluar një takim me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, ku në qendër të takimit ka qenë kriza politike dhe reformat për ecurinë e Shqipërisë drejt BE.

Në përfundim të takimit, zyra e shtypit të Kuvendit ka shpërndarë njoftimin, me disa prej deklaratave.

Eurodeputetët kanë deklaruar se ata mbështesin anëtarësimin e Shqipërisë, por thonë se përpjekjet për të vonuar hapjen e negociatave nuk i mbështesin.

Madje raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein ka deklaruar se po e humbet durimin nga qëndrimi i opozitës, ndërsa i bën thirrje Kryemadhit që mos pengojë negociatat.

Kelam: PE mbetet mbështetës i madh i anëtarësimit të Shqipërisë. Përpjekjet për të vonuar çeljen e negociatave nuk kanë mbështetjen tonë. Reforma në drejtësi është thelbësore për qeverisjen dhe besimin e qytetarëve. Po ikim me përshtypje pozitive për arritjet tuaja. Negative, ndarja politike dhe mungesa e bashkëpunimit. Është përgjegjësia e të gjithëve ju të bashkëpunoni për interesin kombëtar. Arrini konsensus dhe na dërgoni një sinjal pozitiv për negociatat

Fleckenstein: Po humbas durimin nga qëndrimi i deputetëve të opozitës. Protestat të ruajnë qetësinë. Pamjet e protestave vonojnë integrimin. 

Preda: Kam vëzhguar zgjedhjet e 2017 dhe ishin korrekte. Në 5 mars informojmë PE për arritjet tuaja. Ka ende mundësi që opozita të kthehet në Kuvend, pas 10 ditësh do jetë vonë.

RuçiObjektivat për integrimin drejt përmbushjes. Reforma në drejtësi po ecën me shumë sukses. Vettingu është jetik për drejtësinë dhe Shqipërinë. Në qershor organet e reja të sistemit në funksion të plotë. Reforma elektorale është depozituar në Kuvend. Parlamenti është legjitim sepse vjen nga zgjedhje të ndershme. Zgjedhjet e 2017 janë të certifikuara nga 100% e numëruesve të opozitës. Zgjedhjet kanë probleme, por ato zgjidhen në Kuvend, i cili është në dispozicion të opozitës. Opozita gëzon të drejta që unë si opozitar nuk i ëndërroja. Basha ka fol dy orë më shumë se Kryeministri. Opozita ka fol tre orë më shumë se mazhoranca. Opozita ka refuzuar të përdor kontrollin parlamentar.