Ballina Aktualitet Euro prek “fundin” në nivelin më të ulët të vitit

Euro prek “fundin” në nivelin më të ulët të vitit

Monedha e përbashkët, euro vijoi edhe sot nënçmimin në tregun e këmbimit, duke rënë nën vlerën e 123 lekëve dhe poshtë normalitetit të ri 124 lekë që konsideroi së fundmi Banka e Shqipërisë.

Sot, një euro u shkëmbye me 122.98 lekë me një rënie 0.1 lekë në raport me një ditë më parë, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Rënia ka qenë e pandalshme që nga data 27 nëntor.