Ballina Ekonomi / Biznes Euro në rënie, i afrohet nivelit më të ulët të 10 viteve

Euro në rënie, i afrohet nivelit më të ulët të 10 viteve

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e përbashkët ka shënuar një tendencë të lehtë rënëse përgjatë ditëve të fundit, e cila ka qenë e qëndrueshme dhe graduale, duke e zbritur euron në 124,52 lekë gjatë ditës së sotme.

Ky është niveli më i ulët që nga fillimi i muajit qershor, kur euro zbriti në 124,17 lekë, i cili rezulton si niveli më i ulët në 10 vjet, por më pas rënia u frenua pas një seri ndërhyrjesh të jashtëzakonshme të Bankës së Shqipërisë, që tërhoqi nga tregu më shumë se 100 milionë euro, duke e stabilizuar kursin në raportet e këmbimit 1 euro me rreth 126 lekë.

Por që nga mesi i muajit shtator euro iu rikthye tendencës rënëse që ndonëse e lehtë ka qenë e vazhdueshme.