Euro, lekë, drogë, poker…Operacion i policisë në Tiranë, 3 të arrestuar, 14 nën procedim

24

Operacion kundër lojrave të fatit në Tiranë.

Policia sekuestron euro, lekë, drogë, poker, çipsa etj.

Operacioni u zhvillua nga specialistët në Sektorin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë

Sipas informacioneve të marra policia shkoi në rrugën “Konferenca e Pezës”, në katin e dytë të një pallati dhe aty ka konstatuar se në një ambient ushtrohej veprimtaria e kundërligjshme e lojrave të fatit dhe konsumohej lëndë narkotike.

Nga kontrolli i ushtruar u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: •A. M., 45 vjeç; V. M., 40 vjeç dhe G. K., 45 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi në ambientin e marrë me qera nga shtetasi V. M., 40 vjeç dhe punonjës shtetasi A. M., 45 vjeç, shërbimet e Policisë konstatuan 14 shtetas duke ushtruar veprimtarinë e kundërligjshme e organizimit të lojrave të fatit. Këta shtetas në përfundim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë.

Ndërsa shtetasit G. K., 45 vjeç (klient) gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Gjatë kontrollit të ambientit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 21.900 € dhe 90.800 lekë të rinj, lëndë narkotike kokainë, dy tavolina pokeri, katër valixhe me çipsa dhe dy aparate celular.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme proçeduriale.