Ballina SPORT Euro 2021, Shqipëria dhe Kosova përballë njëra-tjetrës

Euro 2021, Shqipëria dhe Kosova përballë njëra-tjetrës

Shqipëria dhe Kosova përballë njëra tjetrës në kualifikueset e Euro 2021. Golgat janë treguar të pamëshirshme duke projektuar një “vëllazërore”, që nuk mund të jetë e tillë në fushën e blertë në një turne zyrtar.

Të dyja përfaqësueset shqiptare bëjnë pjesë në Grupin 3 (nga 9 gjithsej) së bashku me Anglinë, Austrinë, Turqinë dhe Andorrën. Një grup vërtet shumë i vështirë, duke marrë në konsideratë faktin që si Anglia ashtu dhe Austria janë skuadra shumë cilësore.

Kujtojmë që Kosova ishte pjesë e vazos së katërt në këtë short, ndërkohë që Shqipëria u pozicionua një vazo më poshtë, pra në të 5-tën. Është përcaktuar edhe kalendari me datat përkatëse, me ndeshjet që nisin në mars të 2019-ës e përfundojnë në tetor të vitit 2020.