Ballina LAJME Euro 2020/ Spanja di vetëm të fitojë, sonte Gjermani-Holandë

Euro 2020/ Spanja di vetëm të fitojë, sonte Gjermani-Holandë

12/06/19 - 19061206 - SFA HAMPDEN PARK - GLASGOW The official Euro 2020 football

Rikthehen kualifikueset e “Euro 2020”  dhe Spanja koleksionon fitoren e pestë në po kaq takime. Iberikët kanë triumfuar në Bukuresht 2-1 ndaj Rumanisë duke vijuar me pikë të plota 15 të tilla në grupin F. Sergio Ramos dhe Paco Alcacer ishin autorët e golave ndërsa për Rumaninë ngushtoi diferencën Andone dhe portieri Kepa evitoi surprizën. Në grupin F fituan ndeshjet respektive edhe Suedia e Norvegjia që vijnë pas Spanjës në renditje.

Më herët 5 fitore në po kaq ndeshje arriti edhe Italia. Të kaltërit fituan me përmbysje 3-1 ndaj Armenisë. Djemtë e Mancinit pësuan gol nga vendasit dhe më pas e përmbysën rezultatin me golat e Belotti, Lorenzo Pellegrini dhe një autogol. Në grupin J ka fituar edhe Finlanda ndaj Greqisë që mban vendin e dytë dhe Bosnje Hercegovina.

Në grupin D Zvicra vetëm barazim morri në përballjen ndaj Irlandës. Fabian Schar finalizoi një aksion model të helvetëvë në minutën e 74-të por Irlanda barazoi me Mc Goldrick 5 minuta nga fundi. Danimarka bëri goleadë ndaj Ishujve Faroe. Irlanda e kryeson grupin D me 11 pikë por ka dy ndeshje më shumë se Zvicra.

Sonte në 20:45 në Hamburg ,Gjermania pret Holandën në superpërballjen e grupit C. Në plot 43 takime në një nga duelet më interesante në Europë, Gjermania ka fituar 16, 16 janë mbyllur në barazim dhe 11 ka fituar Holanda. Në përballjen e marsit në Amsterdam djemtë e Lëv triumfuan 3-2. Sa i përket iformacioneve të mundshme ekipet pritet të zbresin në fushë me artilerinë e rëndë ndërsa në aksion janë edhe Belgjika e Kroacia.

Spanja di vetëm të fitojë në kualifikueset e “Euro 2020”. Iberikët mposhtën Rumaninë 2-1 në Bukuresht dhe kryesojnë grupin F me pikë të plota. Fitore siguroi edhe Italia ndërsa Zvicra ngeci në barazim. Sonte pritet spektakël në duelin mes Gjermanisë e Holandës.