Ballina SPORT ”Euro 2020” Shqipëria e nis me Turqinë, ndeshja përballë Francës mbyll fazën...

”Euro 2020” Shqipëria e nis me Turqinë, ndeshja përballë Francës mbyll fazën e grupeve

Në ndeshjet eliminatore për Kampionatin evropian që do të mbahet në 2020-ën, Shqipëria ndodhet në grupin H së bashku me Francën, Islandën, Turqinë, Moldavinë dhe Andorrën.

Ndeshjen e parë, kombëtarja shqiptare do ta zhvillojë kundër Turqisë në 22 mars dhe më pas do të ketë Islandën.

Ndeshjen e tretë do të jetë ajo përballë Francës për të vijuar më pas me Turqinë në Stamboll dhe më pas dy ndeshjet me Andorrën.

Shqipëri-Moldavi do të luhet në 11 qershor, ndërsa në 10 shtator do të jetë ndeshja Shqipëri-Islandë. Moldavi-Shqipëri në 14 tetor ndërsa kombëtarja do e mbylli fazën e ndeshjeve në grupe kundër Francës në 19 nëntor.