Ballina Aktualitet Eshtrat e Midhat Frashërit mbërrijnë në atdhe për ceremoninë e homazheve

Eshtrat e Midhat Frashërit mbërrijnë në atdhe për ceremoninë e homazheve

Eshtrat e Midhat Frashërit kanë mbërritur në atdhe mëngjesin e sotëm. Homazhet për patriotin shqiptar zhvillohen te Akademia e Arteve dhe pas ceremonisë eshtrat do të varrosen pranë varrezave të vëllezërve Frashëri.

Midhat Frashëri është një nga figurat më të shquara intelektuale shqiptare. Ai ka lënë gjurmë si diplomat, shkrimtar dhe politikan.

Lindi në Janinë më 25 mars 1880, u rrit në Stamboll dhe gjithë jetën ia kushtoi çështjes shqiptare.

Midhat Frashëri vdiq në New York më 3 nëntor 1949.  Ndërsa pas kaq shumë vitesh eshtrat e tij do të prehen në atdhe.