Ballina KULTURË Ermonela Jaho: Çdo tingull që bëj është si një copë emocioni nga...

Ermonela Jaho: Çdo tingull që bëj është si një copë emocioni nga zemra

“Gjithçka ishte aq e mbyllur në vendin tim komunist saqë mund të nderoje në botë brenda vetës. Dëgjimi i ”La traviata”, më bëri të kuptoj se mund të udhëtoja në mendjen time. Fillova të shihja mundësi të reja”, – shprehet Jaho për ndjesitë që kishte në moshën 13-vjeçare.

Jaho ndihet gjithmonë energjike në përformancat e saj. “The Economist” e përshkruan atë si “sopranoja më e famshme në botë” dhe aftësitë e saj teknike, të dëshmuara nga një zë i pasur – e kanë bërë të pakapërcyeshme për shumicën e kritikëve. Ka edhe pasionin e saj absolut që, thotë ajo, shkon krah për krah me muzikën.

“Çdo shënim, çdo tingull që bëj është si një copë emocioni nga zemra. Është sikur shpirti im është lakuriq kur këndoj dhe nuk mund të fshihem. Është duke u ekspozuar, por edhe terapi në një mënyrë. ”