Ballina Showbiz Ermal Meta rikthehet sërish me një koncert në Tiranë

Ermal Meta rikthehet sërish me një koncert në Tiranë

Kantautori Ermal Meta do të rikthehet në kryeqytet për të mbajtur një koncert, e kështu të gjithë fansat do të kenë kënaqësinë të dëgjojnë këngët e zërin e tij sërish, në një performancë live.

Më 4 mars, kantautori shqiptar do të performojë për publikun shqiptar së bashku me “GnuQuartet”, një grup i njohur instrumentistësh, në vijim të turit “Ermal Meta në Teatër me GnuQuartet”.

Lajmin e ka bërë publik kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, teksa fton qytetarët që të mos e humbasin këtë shfaqje të bukur muzikore.