Ballina Showbiz Ermal Meta nuk e harron Shqipërinë, vjen sërish për koncert në Tiranë

Ermal Meta nuk e harron Shqipërinë, vjen sërish për koncert në Tiranë

Ermal Meta nuk e harron Shqipërinë dhe shumë shpejt do të vijë sërish në Tiranë. Pas pjesmarrjes së tij në natën e dytë të festivalit të fundvitit në dhjetor të 2018-ës dhe pas një koncerti të suksesshëm në 2 qershor të vitit të shkuar, artisti shqiptar do të mbajë një tjetër koncert.

Ka qenë kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj që ka lajmëruar përmes një postimi në Instagram se Ermal Meta krahas 23 koncerteve në 19 qytete italiane, ka zgjedhur që bashkë me katër artistë të tjetë të mbajë koncert në Pallatin e Kongreseve në 4 mars.
E sigurisht ky është një lajm shumë i bukur për gjithë adhururesit e muzikës së tij dhe për ata që e duan artin e Ermal Metës.