Ballina Aktualitet Erdogan anullon zgjedhet e Stambollit, “I manipuluan gylenistet”

Erdogan anullon zgjedhet e Stambollit, “I manipuluan gylenistet”

Komisioni i Lartë i Zgjedhje në Turqi anuloi sot zgjedhjet lokale të Stambollit, ku fitoi kandidati i opozitës, Ekrem İmamoğlu.  Erdoğan kërkoi anullimin dhe përsëritjen e zgjedhjeve pas arrestimit te disa personave, përfshi punonjës të administratës lokale, që dyshoheshin per lidhje me Gylenin, për ndërhyrje në garen lokale. Nën presionin e presidentit të vendit, institucioni më i lartë për zgjedhjet në Turqi vendosi sot përsëritjen e tyre në 23 qershor.

Zgjedhjet lokale të 31 marsit u konsideruan si një humbje e madhe për Presidentin Erdoğan. Përveç Stambollit, partia e tij AKP humbi edhe kryeqytetin Ankara.

Kandidati opzitar Ekrem İmamoğlu çertifikoi  zyrtarisht fitoren nga Komisioni i Zgjedhjeve më 17 prill, pasi u shqyrtuan ankesat e partisë AKP të Presidentit Erdoğan.