Ballina Showbiz Eranda Libohova hap zemrën: Një herë jam lënduar në jetën time

Eranda Libohova hap zemrën: Një herë jam lënduar në jetën time

Këngëtarja Eranda Libohova, ku përveç karrierës, ajo ka ndarë edhe momente nga jeta e saj private ku ka folur për një dashuri të humbur që e ka lënduar mjaft dikur. “Jam plagosur 1 herë në jetën time. Qaja dhe dëgjoja Toni Brexton, pasi ai iku në Amerikë”, – u shpreh ajo, pa dhene më shumë detaje.

Eranda gjithashtu thekson se personi që i hapet shpesh për jetën e saj private është mikja e saj e ngushtë, e cila nuk është këngëtare po ekonomiste.

“Me shoqen time unë konfidohem më shumë se sa me Irmën. Me Irmën unë kam 10 vite diferencë dhe nuk e kam ndjerë që të flas për jetën time private. Flasim për shumë gjëra të tjera, mbase familjarët të shohin me syrin kritik duan të shohin të përsosur ndoshta nuk i pranojnë edhe gabimet dhe kjo ndoshta më ka bere mua të jem më e tërhequr”, – ka përfunduar Eranda.