Ballina Showbiz Era Istrefi ndan skenën me yjet ndërkombëtarë të muzikës

Era Istrefi ndan skenën me yjet ndërkombëtarë të muzikës

Pas suksesit me hitin “Bon Bon”, jehona e këngëtares kosovarë, tashmë edhe me famë botërore, Era Istrefi kapërceu kufijtë e trojeve shqiptare dhe tanimë për këngëtaren të gjithë dyert janë të hapura! Së fundmi, Era Istrefi ishte pjesë e dy bashkëpunimeve, që u pritën mirë nga publiku. Me këngëtarin britanik Jonas Blue, këngëtarja shqiptare solli hitin “Purpose” dhe me artistin Steve Aoki, ajo prezantoi këngën “Anything More”.

Por, surprizën e vërtetë Era e ka ruajtur më 10 janar, teksa do të performojë në Teksas, krahas këngëtarëve më në zë. Burime pranë këngëtares Era Istrefi zbulojnë se Era do të performojë në koncertin e organizuar në Austin, Teksas së bashku me emrat e njohur të muzikës ndërkombëtare Lil Yatchy, Migos si dhe Lil Wayne.