Ballina Aktualitet Era e fortë shënon një tjetër aksident, përmbyset kamioni në aksin Lezhë-Laç

Era e fortë shënon një tjetër aksident, përmbyset kamioni në aksin Lezhë-Laç

Moti i keq dhe era e fortë që ka përfshirë vendin ka sjellë përmbysjen e një tjetër kamioni.

Kësaj here mjeti është aksidentuar në aksin rrugor Lezhë- Laç,  prane urës së Milotit.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa aksidenti ka bllokuuar qarkullimin e mjeteve duke rënduar trafikun.

Më herët, u rrëzua një kamion në superstradën që të çon drejt Milotit.

Aksidente të ngjashme patën  edhe dy mjete të tjera në Lezhë e Pukë.

Fatmirësisht nuk pati të lënduar, por  vetëm dëmet të mëdha.

Sinjalistika rrugore, mjete e biznese u dëmtuan përgjatë rrugës kryesore.