Ballina Showbiz Eni Koçi paska marrë propozimin për martesë dhe skena është fiks si...

Eni Koçi paska marrë propozimin për martesë dhe skena është fiks si nëpër filma!

Prej muajsh ata po jetojnë një histori shumë të bukur dashurie, por duket se për çiftin Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj marrëdhënia paska kaluar në stadin final; atë të propozimit për martesë. Duket se Enit i qenka bërë pyetja e bukur nga partneri i saj e që ajo sigurisht është përgjigjur PO.

Ka qenë Genci ai që ka ndarë momentin magjik, në çastin kur i ulur në gjunjë ai i ka propozuar të dashurës së tij.

“Momenti më i bukur, në Plavën e bukur me të bukurën time. 03.11.2018 Eni Koçi po mendonte se skena u ndërtua për photoshooting,” – ka shkruar këngëtari nën postimin ku dukej i ulur në gjunjë teksa i ka propozuar të bukurës së tij.