Ballina Showbiz Eni Koçi flet për herë të parë për ndërhyrjet plastike

Eni Koçi flet për herë të parë për ndërhyrjet plastike

Eni Koçi është një ndër këngëtaret më të dashura dhe më simpatike të skenës shqiptare. Shpresh herë për Enin është shkruar se ka kryer ndërhyrje plastike në fytyrë dhe në trup.

Në rubrikën “Ask me” në Instastory Eni ka vendosur të flasë për herë të parë për operacionet plastike që ka kryer. E pyetur nga ndjekësit se nëse ka kryer operacione plastike, Eni ka sqaruar se për shkak të problemeve shëndetësore e ka bërë hundën operacion. Ndërkohë që ka sqaruar të gjithë se nuk ka kryer asnjë operacion plastik në të pasmet e saj.

“Meqë më dole në temë, në moshën 13-vjeçare kam pasur problem shëndetësor dhe jam operuar me shumë urgjencë në hundë. Nga ana shëndetësore u bëra mirë më pas, por operacioni la pasoja estetike dhe deri në moshën 16-17 vjeç nuk mund t’a rregulloja. Ndërhyra prap për të rregulluar pasojat e operacionit të parë dhe rezultoi që ende kisha probleme në frymëmarrje, kështu që shkoi 7 orë operim.
Për të gjithë ata që plasën duke thënë për operacionet, i them të informohen mirë dhe të mos gjykojnë nga disa foto profesionale (ku është mëse normale që lëkura pastrohet dhe gjithçka në detaj) dhe o burra të thonë që ka bërë gjithë trupin dhe fytyrën. Rasti im ka qenë rast i rëndë shëndetësor,”- ka shkruar Eni në Instagram.