Ballina Aktualitet EMRI/ Eksploziv makinës dhe diskos në Elbasan, kapet 42-vjeçari i rrezikshëm në...

EMRI/ Eksploziv makinës dhe diskos në Elbasan, kapet 42-vjeçari i rrezikshëm në Vlorë

Policia e Vlorës ka vënë në pranga, 42-vjeçarin, Astrit Sinanaj,  i cili ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se ishte autori i një ngjarje me eksploziv të ndodhur në vitin 2017 në qytetin e  Elbasanit.

42-vjeçari banues në Tiranë, por që fshihej në Vlorë, është arrestuar në kuadër të operacionit ‘Eksplozivi’ në rrugën ‘Janaq Kilica’.

Ngjarja për të cilën gjykata e Apelit në Durrës kishte caktuar masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për Sinanajn  ka  ndodhur në maj të 2017 ku ai së bashku me disa persona të tjerë dyshohet kanë vendosur eksploziv poshtë një automjeti, si dhe në derën e një diskoje në Elbasan.

Tashmë ai pritet të dalë para Prokurorisë të cilët do të kërkojnë edhe dënimin për të.