Ballina Aktualitet EMRAT/ Shkatërrohet banda e kokainës së 9 shqiptarëve në Britani, kjo është...

EMRAT/ Shkatërrohet banda e kokainës së 9 shqiptarëve në Britani, kjo është jeta e luksit që bënin

Mediat britanike kanë bërë m dije se një bandë shqiptarësh që trafikonte kokainë është shkatërruar nga policia. Sipas informacioneve që ka vënë në dispozicion për mediat një gjykatë thuhet se për një periudhë prej 6 muajsh nga përdoruesit e drogës në qytetin e “Tunbridge Ëells” janë shpenzuar plotë 4.2 milion paund britanik me anë të një mekanizmi të quajtur “Deliveroo for drugs”.

Në pranga nga banda që kontrollonte tregun e kokainës kanë rënë 9 shqiptarë: Rigels Hadashaj, 20 vjeç, Arlind Palushi, 19 vjeç, Fatos Metalia, 24 vjeç, Izmir Basha, 24 vjeç, Nelson Aliaj, 28 vjeç, Ervish Dervishi, 23 vjeç, Xhesil Vucaj, 21 vjeç, Alfred Gashi, 19 vjeç, and Marius Kuci, 24 vjeç.

Të arrestuarit kishin ngritur një qendër shpërndarje që shërbente me anë të telefonatave dhe kishte shërbim 24-orësh në qytetin e Kentit.

Ky rast vjen mënjëher pas akuzave nga Europa që thonin se Britania është bërë kryeqyteti i kokainës në Evropë.

Simon Taylor, prokuror ka hedhur akuza të forta ndaj shqiptarëve duke thënë lidhur me rastin: “Gjithmonë gjysmë grami, gjithnjë kokainë, gjithmonë 40 paundë, gjithmonë tregtarë shqiptarë dhe gjithmonë ‘Tunbridge Ëells’.

Por si funksiononte shërbimi i shpërndarjes së drogës:

Ajo që bëri të hetoheshin është stili i jetesës që bënin  anëtarët e bandës.

Njëri u filmua duke hedhur paratë në drejtim të një këngëtarje në një klub nate ndërsa një tjetër mburrej qytetin me një Range Rover Sport në Shqipëri ndërsa një i tretë  bleu dhëmbët e rinj të vjehrrës së tij.