Emocionon mjeku 85 vjeçar, lë pensionin dhe rivesh bluzën e bardhë në kohët e Covid-19

24

Giampiero Giron, 85-vjeç, mjek anestezist, i cili kishte dalë në pension ka riveshur sërish bluzën e bardhë për të dhënë kontributin e tij në këtë situatë të vështirë.

Kjo është historia shpresëdhënëse dhe e bukur që vjen nga shteti fqinj që po përballet me një situatë të vështirë nga Covid-19. Një shtet që vlen të thuhet ka demostruar solidarizim nga bluzat e bardha që në momentet e para. I pyetur në lidhje me këtë vendim Giron është shprehur:

“Kërkuan disponueshmërinë time dhe thashë po. Kur në jetë vendos të bëhesh mjek, duhet të përfshihesh në lojë. Kam bërë betimin. Frikë se mos sëmurem? Atëherë është më mirë të mos bëhesh mjek”, ka thënë ai.