Ballina Aktualitet Emigrantët në protestë: Nuk na njihen vitet e punës në Itali

Emigrantët në protestë: Nuk na njihen vitet e punës në Itali

Një grup emigrantësh shqiptarë, të cilët për shumë vite kanë kanë punuar në Itali, protestuan ditën e sotme para ambasadës italiane ne Shqiperi dhe ministrisë së Jashtme duke kerkuar njohjen e pensionit dhe kontributet e viteve te punes në shtetin fqinj. Ata shprehen për Report Tv, se kanë plotësuar çdo dokumentacion përkatës, por Italia ia la përgjegjësinë shtetit shqiptar.

“Para një vit e gjysmë i cova dokumentet. A mi kërkove, ti solla, pse nuk marr pensionin? Tani ti hajdut, këta hajdut, ku të shkojmë ne? Kemi shkuar që në ’99 të punojmë në Itali. Atje na thanë që do punojmë me rregulla, që kur të mbushim 60 vjec të marrim pensionin. Ku është pensioni? Ambasada italiane bën përgjegjës shtetin tonë se nuk mban akorde. I mbusha 78 vjec kur do i marr paratë e mia. Nuk më intereson hyn Shqipëria në Evropë ose jo”, thonë qytetarët.

Kjo problematikë është trajtuar edhe në rangjet më të larta shtetërore, madje janë ngritur edhe grupe pune për t’i hapur rrugë marrëveshjes mes dy vendeve, por ende është shumë herët për të pasur një njohje reciproke të kontributeve dhe pensioneve të emigrantëve.