Emetimet globale të CO2 në nivele të larta në 2018

24

Emetimet globale të CO2 nga lëndët djegëse fosile, shkaku kryesor i ngrohjes globale regjistruan një rritje të pazakontë prej shtatë vitesh, sipas një studimi të publikuar sot në vazhdën e konferencës së 24-të të klimës së OKB-së (COP24).

Këto emetime që lidhen me industrinë dhe djegien e qymyrit, naftës dhe gazit pritet të rriten me 2,7% krahasuar me 2017, pas një rritje prej 1,6% vitin e kaluar, ndjekur nga tre vite pothuajse të qëndrueshëm.

“Duhet të kthehemi pas në vitin 2011 dhe daljen nga kriza financiare e vitit 2008 për të parë normën më të keqe,” – thekson klimatologu, Glen Peters, sipas së cilit jemi plotësisht jashtë normës.