Ballina Aktualitet Emërohet drejtor në Policinë e Tiranës, kush është Rebani Jaupaj

Emërohet drejtor në Policinë e Tiranës, kush është Rebani Jaupaj

Rebani Jaupaj do të zëvendësojë Kastriot Skënderajn në detyrën e drejtorit të Policisë së Tiranës.

Rebani Jaupaj mban gradën drejtues i lartë.

Vendimi për lirimin nga detyra të Skënderajt u mor pak javë më parë nga kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu pas përplasjes që ndodhi mes policisë dhe disa banoreve tek ‘Petro Nini’. Deri në emërimin e Jubanit, drejtor i komanduar ishte Dhimitraq Ziu.

Rebani Jaupi nuk është emër i panjohur, pasi ka mbajtur disa pozicione në Policinë e Shtetit. Drejtuesi i Lartë u komandua në postin e kreut të Policisë së Shtetit në janar të 2018-ës kur u largua nga detyra Haki Çakos.

Në nëntor të 2015, Rebani Jaupi u emërua zv.drejtori i ri i Policisë Shtetit me urdhër të ish-ministrit të punëve të Brendshme, Sajmir Tahiri, ndërsa iu dha edhe grada policore “Drejtues i Lartë”.

Përpara se të merrte detyrën e zv.drejtorit të Policisë së Shtetit, Jaupi mbante postin e drejtorit të krimit ekonomik në DPP, ndërsa pas largimit të tij u zëvendësua nga Lutfi Minxhozi.

Me një karrierë 20-vjeçare në Policinë e Shtetit, Rebani Jaupi ka mbajtur edhe funksione të tjerë në drejtoritë e qarqeve në Durrës, Elbasan dhe në Tiranë.