Ballina Showbiz Elvana Gjata rikthehet në Shqipëri, jep dëshminë në prokurori për ngjarjen në...

Elvana Gjata rikthehet në Shqipëri, jep dëshminë në prokurori për ngjarjen në ish-Bllok

Ngjarja e bujshme që ndodhi në Tiranë në zonën e ish-bllokut më 4 tetor ku mbeti një i vrarë e dy të plagosur përfshiu edhe këngëtaren e njohur shqiptare Elvana Gjata.
I fejuari i saj Ervin Mata, i cili është i shpallur në kërkim, ishte një nga protagonistët e ngjarjes, që në fillim u dyshua se ndodhi për shkak të Gjatës, një ngacmimi ndaj saj.

Ndërkohë që të gjithë të pranishmit në ngjarjen e rëndë u kërkuan për dëshmi në polici, Elvana Gjata u shpall në kërkim pasi u largua nga Shqipëria menjëherë pas ngjarjes së ndodhur.

Pas kalimit të afatit për t’u paraqitur për dëshmi, këngëtarja është rikthyer në Shqipëri para një jave përmes aeroportit të Rinasit. Sipas burimeve pranë prokurorisë ajo ka zgjedhur avionin e një linje të orëve të vona të natës.

Nga ana tjetër është mësuar se Elvana ka dhënë të gjitha shpjegimet e nevojshme për takimin dhe biseden me të fejuarin e saj, Ervin Mata para ngjarjes.
Ndërkohë që nuk dihet dëshmia e saj e plotë është mësuar se ajo është pyetur edhe vendndodhjen e Matës dhe nëse kishte dijeni për konfliktet e tij.