Elton Arbana jep lajmin:”Po ndërtohen shtëpitë individuale, jemi bashkia parë që…”

68

Kryebashkiaku i Shijakut Elton Arbana ka bërë me dije se po zhvillohet procesi i rindërtimit për të bërë të mundur strehimin përfundimtar të banorëve me shtëpi të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit.

“Të vazhdojmë të jemi Bashkia e parë që i mundësojmë banorëve ta gëzojnë sa më shpejt shtëpinë e tyre të re: individuale apo kolektive.

 E gjitha kjo s’do të bëhej e mundur pa mbështetjen që Kryeministri Rama dhe Qeveria shqiptare i kanë dhënë Shijakut, duke mbajtur çdo premtim.

Në momentet më të vështira që pas tërmetit dhe tani në kushtet e kufizimeve për shkak të pandemisë kemi punuar edhe jashtë orarit zyrtar për t’i ardhur në ndihmë çdokujt.

Nuk ka kënaqësi më të madhe kur së bashku po arrijmë rezultate konkrete.

SHIJAKU PO RINDËRTOHET! Ëndrra ime – Realiteti im! Ku ka vullnet, ka zgjidhje!”, shkruan Elton Arbana.