Elon Musk tepër konfuz:”Bëra 4 tamponë, 2 dolën negativë, 2 pozitivë…”

30

Sipërmarrësi Elon Musk shprehet se ka shfaqur simptoma të lehta të koronavirusit. Por përmes një postimi në Twitter, kreu i Tesla-s thotë se ka kryer 4 tamponë në 4 laboratorë të ndryshëm.

Sipas tij, dy prej tyre kanë rezultuar pozitiv ndërsa 2 të tjera kanë rezultuar negative.

Musk është një prej skeptikëve të cilët nuk besojnë në ekzistencën e virusit.

Edhe më herët Musk është shprehur se nuk do të bëjë vaksinën kundër koronavirusit kur të prodhohet.

Deri më tani, koronavirusi ka infektuar afërsisht 10.9 mln njerëz në ShBA ku më shumë se 245 mijë kanë humbur jetë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here