Ballina Aktualitet Elisa Spiropali pyet Metën: Kush do t’i organizojë zgjedhjet e 13 tetorit?

Elisa Spiropali pyet Metën: Kush do t’i organizojë zgjedhjet e 13 tetorit?

Pasi presidenti shpalli 13 tetorin si datë zgjedhjesh, reagoi Elisa Spiropali.

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin i drejtoi një pyetje Metës duke e pyetur se kush do t’i organizojë zgjedhjet e 13 tetorit, pasi sipas KQZ, KZAZ dhe vetë Kolegji Zgjedhor e kanë thënë fjalën e tyre.

“Ta pyesë dikush Qametën kush do t’i organizojë zgjedhjet e 13 tetorit, se KQZ, KZAZ dhe vetë Kolegji Zgjedhor e kanë thënë fjalën e tyre? Se s’po pyesim si do ia bëjmë me BE dhe Amerikën, sepse Haxhiut të Dytë i mjafton Luli me Monikën!”, thote Spiropali.

Mesditën e së enjtes, Presidenti Meta caktoi datën e re të zgjedhjeve vendore 13 tetorin.

Vendimi i Metës erdhi pas takimeve me krerët e partive opozitare dhe ambasadorët e vendeve të BE-së.

Vetëm kryeministri Rama e refuzoi takimin.