Eliminoni sa më shumë pesticide nga pemët dhe perimet me këto truqe të thjeshta!

0
1

Nëse nuk jeni fatlumë , siç nuk janë ata që nuk kanë  kopsht që vetëkultivojnë ushqimin, çfarë duhet të bëni?

Në hulumtime të ndryshme për eliminimin e mbetjeve të pesticideve është treguar që me metoda të ndryshme mund të eliminoni mbetjen e pesticideve me 75%.

Natyrisht nuk është e mundur t’i eliminoni 100%, sepse pesticidet futen thellë brenda në produkt, mirëpo edhe këto 75% janë rezultat i shkëlqyeshëm.

Po ju përmendim që përgjithësisht janë më të spërkatura pemët – mollët, dredhëzat, rrushi, boronicat, pjeshkat dhe nektarinat, ndërkaq perimet më të spërkatura janë – selinoja, spinaqi, sallata, speci i kuq në formë zileje, kastraveci, patatja dhe domatja qershi.

E pra, keni blerë pemë dhe perime për të cilat nuk jeni të sigurt a janë spërkatur – dhe çfarë të bëni aktualisht? Ja se si duhet të veproni:

Zgjidhja 1

⦁ 1 lugë kripë deti në një filxhan ujë. Zhytni perimet ose frutat gjysmë ore dhe pastaj lani perimet/frutat.

Zgjidhja 2

⦁ Bëni tretje 1 : 4 nga uthulla e bardhë dhe uji. Zhytini gjysmë ore dhe pastaj shpërlajini. Mollët e spërkatura zhytini më gjatë. Uthulla mund të neutralizojë shumicën e baktereve dhe pesticideve të cilat gjenden në artikujt e freskët.

Vërejtje: Shikoni ujin në të cilin keni zhytur pemët dhe perimet dhe do të shihni se çfarë ka dalë nga to… Bëni sprejin tuaj për eliminimin e pesticideve.

Vijojnë 2 receta për sprej shtëpiak për eliminimin e pesticideve…

Receta 1

• 1 lugë lëng limoni, 2 lugë sodë bikarbonati, 1 gotë ujë. Përzieni derisa soda të tretet dhe nxirrni në shishe me spërkatëse. Spërkatini pemët dhe perimet dhe lini rreth 15 minuta. Shpëlani.

Receta 2

• 1 filxhan ujë, 1 filxhan uthull të bardhë, 2 lugë sodë bikarbonati, disa pika ekstrakt farash grejpi (antibiotik i shkëlqyeshëm natyral ) – të gjitha përziejini mirë. Hani dhe pini pastër – mendoni dhe jetoni pastër!