Ballina Kronikë Elektriçistin e zë korrenti në Durrës, ndërron jetë

Elektriçistin e zë korrenti në Durrës, ndërron jetë

Ditën e sotme ka humbur jetën në Rrashbull të Durrësit një elektriçist.

Ai ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën. Policia jep detaje për ngjarjen.

“Më datë 17.05.2019, rreth orës 12:50, në Rrashbull, Durrës, shtetasi  K.Xh., 35 vjeç, banues në Durrës, elektriçist, duke  riparuar  një difekt elektrik në një shtyllë , ka rënë në kontakt me energjinë elektike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”