Ballina Aktualitet Elbasan,plagosi me thikë fqinjin, kapet studenti 23-vjeçar

Elbasan,plagosi me thikë fqinjin, kapet studenti 23-vjeçar

Policia e Elbasanit ka arrestuar paraditen e sotme autorin e dyshuar të plagosjes me thikë të një 36-vjeçari, ngjarje kjo e ndodhur pasditen e djeshme në lagjen “Shënkoll”.
Burime zyrtare bën me dije se autori i ngjarjes është Lorenc Luta 23 vjeç student në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Durrës.

Ngjarja sipas policisë ka ndodhur për motive të dobëta, ku 23-vjeçari plagosi me mjet prerës thikë fqinjin e tij Alfred Shqau 36 vjeç, banues në lagjen Shënkoll, Elbasan, i cili u transportua në Spitalin e Elbasanit dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.