Elbasani zgjohet nga një shpërthim i fuqishëm, i vihet tritol shtëpisë së Talo Çelës

43

Një sasi lënde plasëse, e dyshuar tritol, shpërtheu gjatë natës në banesën e Talo Çelës në periferi të Elbasanit. Ngjarja ndodhi në orën 04.45 të mëngjesit të sotëm.

Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm nuk ka persona të lënduar, por dëme materiale në pjesën e jashtme të shtëpisë.

Sipas njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e Policisë.

Ngjarja ndodh një muaj pasi Talo Çelës i vranë vëllanë, Bujar Çela, te rrethrrotullimi i Bradasheshit.

Në kërkim për atë ngjarje si i dyshuari kryesor është shpallur Nuredin Dumani.

Talo Çela është shpallur në kërkim ndërkombëtar, si pjesë e grupit të grabitësve që vodhën miliona euro në Rinas.

“Më datë 05.11.2020, rreth orës 04:45, në fshatin Katundi i Ri, Elbasan,  në pjesën e jashtme të banesës e cila është e pabanueshme  në pronësi  shtetasit T.Ç., 49 vjeç, ka shpërthyer një sasi  dyshohet  lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme  materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton Policia.