Ballina SPORT Elbasani në pritje të Bale, tifozët “braktisin” Kombëtaren

Elbasani në pritje të Bale, tifozët “braktisin” Kombëtaren

Pas humbjes së thellë në Ligën e Kombeve me Skocinë në shifrat e thella 0-4, sot në mbrëmje duke nisur nga ora 20:00,“kuqezinjtë” zbresin sërish në fushë në “Elbasan Arena” për të luajtur miqësoren me Kombëtaren e Gareth Bale, Uellsin.

Gazetari Fatmir Popja ka përcjell emocionet e para në prag të miqësores, ndërsa thekson se interesi i uellsianëve është shumë i lartë për të ndjekur skuadrën e zemrës.

Për këtë, në Elbasan kanë mbërritur 20 autobuzë me tifozë në qendër të qytetit, të cilët duan të ndjekin ekipin kombëtar. Por ajo që bie në sy është fakti se tifozëria shqiptare nuk ka shprehur interes për të ndjekur kombëtaren, teksa sot janë rezervuar vetëm 3000 mijë vende deri në orën 14:00.

Kjo ndoshta e ndikuar edhe për shkak të kushteve atmosferike, të cilat janë prezentë me reshje shiu. Gjithsesi në orët në vijim mund të rritet numri i tifozëve, por deri në këto çaste atmosfera mbetet disi e vakët.

Edhe rrugët e Elbasanit nuk përçojnë apsak mbështetjen dhe mirëseardhjen për Kombëtaren e Shqipërisë, e cila në drejtimin e trajnerit Christian Pannuccit nuk ka marrë dot rezultate pozitive.