Ballina Aktualitet Elbasan, zjarri përfshin pyjet e Bradasheshit

Elbasan, zjarri përfshin pyjet e Bradasheshit

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, zjarri ka përfshirë masivin pyjor me pisha në zonën e Bradasheshit, në Elbasan. Sipas raportimeve të deritanishme, flakët kanë prekur një sipërfaqe prej rreth 1 ha, duke djegur shtresën e halave të thata të rëna nga pishat. Era që fryn e ka bërë situatën edhe më të rrezikshme, pasi mund të sjellë përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Në terren janë duke punuar forca të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, por pa praninë e mjeteve zjarrfikëse, pasi ndërhyrja e tyre ështl e pamundur për shkak te terrenit.