Ballina Aktualitet Elbasan, zjarr në banesë, i moshuari shpëtohet nga dritarja

Elbasan, zjarr në banesë, i moshuari shpëtohet nga dritarja

Një zjarr ka përfshirë një banesë në lagjen ‘28 nëntori’ në Elbasan. Burimet bëjnë me dije se në momentin e përhapjes të flakëve brenda në banesë ka qenë vetëm një i moshuar, i cili është nxjerrë nga zjarrfikësit nga dritarja.

Përveç zjarrfikësve të pranishëm në vendin e ngjarjes kanë qenë edhe forca të policisë, të cilat po punojnë për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.