Ballina Aktualitet Elbasan, zbulohet banda e hajdutëve, 1 në pranga, 2 në kërkim

Elbasan, zbulohet banda e hajdutëve, 1 në pranga, 2 në kërkim

Zbulohet banda e hajduteve ne Elbasan. Policia njofton se ka zbardhur një sërë vjedhjesh të ndodhura më parë, ka arrestuar në flagrancë një shtetas, si dhe ka shpallur në kërim dhe dy të tjerë.

“Ne pranga u vu shtetasi I.J., 24 vjeç, banues në Has, Kukës.(i dënuar më parë për vjedhje”- njofton policia.

Njoftimi

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorve të vjedhjeve të ndodhura më parë, Specialistët e Komisariatit të Policisë Peqin, kanë bërë arrestimin e shtetasit:

I.J., 24 vjeç, banues në Has, Kukës.(i dënuar më parë për vjedhje)

Ky shtetas është arrestuar në flagrancë pasi dyshohet se në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, kanë vjedhur një ciklomotor në pronësi të shtetasit B.S.

Në bashkëpunim me njëri -tjetrin dyshohet se kanë kryer vjedhje në 3 banesa në Peqin, si dhe mjetin që përdorin për të lëvizur kur kryenin vjedhje rezultoi se këta shtetas e kanë vjedhur në Lushnje, mjet i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, sëbashku me ciklomotorin dhe disa sende të tjera.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që dyshohet se i kanë kryer këto shtetas në bashkëpunim me njërin- tjetrin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme .