Ballina Aktualitet Elbasan, viktimat e ngjarjes me lidhje familjare mes tyre

Elbasan, viktimat e ngjarjes me lidhje familjare mes tyre

Detaje të reja kanë dalë në dritë për ngjarjen e rëndë të Elbasanit ku mbetën të vrarë tre persona, Endrit Alibej, 34 vjeç; Arben Dylgjeri, 56 vjeç nga Elbasani dhe viktima e tretë një shtetas turk i identifikuar si Erdal Duranay, 51 vjeç.

Mësohet se Endrit Alibeaj ka lidhje farefisnore të afërt me Arben Dylgjerin. Gjithashtu bëhet me dije se Dylgjeri ishte daja i 34-vjeçarit Alibej.

Krimi i trefishtë ndodhi në Bradashesh, ndërsa tre viktimat ishin duke udhëtuar me një mjet me targa italiane AG71WYP kur janë qëlluar me breshëri kallashnikovi. Dyshohet se ngjarja ka lidhet me larje hesapesh mes bandave.