Ballina Aktualitet Elbasan, u asfiksuan nga prushi, prindërit dhe vajza në gjendje të rëndë

Elbasan, u asfiksuan nga prushi, prindërit dhe vajza në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhu në Elbasan mbrëmjen e djeshme përgjatë natës. Në spitalin e Elbasanit, pas mesnate janë dërguar, si pasojë e asfiksimit me mangall, burrë e grua dhe vajza e tyre.

Xhevit Shoshi, 61 vjeç, Efgjeni Shoshi, 53 vjeç, dhe vajza e tyre Eriselda Shoshi, 33 vjeçe, mësohet se kanë pësuar asfiksi teksa ngroheshin me mangall. Ata e kishin vendosur ngrohësen me prush në mes të kuzhinës, në shtëpinë e tyre në lagjen “28 Nëntori”.

Pas ndihmës së marrë nga bluzat e bardha, tre familjarët kanë arritur ta kalojnë rrezikun për jetën, por gjendja paraqitet e rëndë.