Ballina Aktualitet Elbasan, tentoi të grabiste makinën, arrestohet 36-vjeçari

Elbasan, tentoi të grabiste makinën, arrestohet 36-vjeçari

Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë një 36-vjeçar në tentativë për të vjedhur një makinë. Shtetasi me iniciale O.B, banues në lagjen “Shënkoll” të Elbasanit është kapur teksa tentonte të grabiste një automjet.

36-vjeçari mendohet të jetë edhe autor i grabitjeve të tjera në qytetin e Elbasanit. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Elbasan, për veprën penale të vjedhjes së ngelur në tentativë.