Elbasan/Shpërndanin lëndë narkotike, pranga dy djemve e një vajze

20

Dy të rinj dhe një vajzë janë prangosur pas kontrollit të shtruar mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Atyre u është gjetur dhe u është sekuestruar një sasi prej 160 gram heroinë, 40 gram cannabis dhe 3 gram kokainë.

Tre personat e arrestuar dyshohet se e shpërndanin lëndën narkotike në lagje të ndryshme të qytetit të Elbasanit.