Ballina Aktualitet Elbasan, shkrumbohet në flakë dyqani, tmerrohen banorët e shtëpive ngjitur

Elbasan, shkrumbohet në flakë dyqani, tmerrohen banorët e shtëpive ngjitur

Një dyqan është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në Elbasan.

Sipas informacioneve paraprake, dyqani është në pronësi të firmës që kujdeset për gjelbërimin e qytetit.

Dyqani ka ngjitur disa banesa dhe për këtë arsye ka shkaktuar banik te banorët.

Në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat zjarrfikëse të cilat po përpiqen të neutralizojnë situatën dhe të mos lënë zjarrin të rrezikojë banesat.