Ballina Aktualitet Elbasan, rrëmbehet vajza 23-vjeçare nga ish-i dashuri

Elbasan, rrëmbehet vajza 23-vjeçare nga ish-i dashuri

Zbardhet ngjarja në Elbasan, ku ditën e sotme u raportua se një vajzë u rrëmbye nga një person, i cili e kishte futur në një makinë tip BMW. Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se personi, i cili pretendohet se ka rrëmbyer vajzën ka qenë Romeo Meta. Ky i fundit ka qenë i lidhur me shtetasen Rexhina Kodra, lindur në Mengel.

Të njëjta burime sqarojnë me tej se ata janë takuar sot dhe, siç duket, kanë debatuar dhe, sipas djalit, ai po e çonte në spital pasi nuk ndjehej mirë. Ndërkohë, vajza kur ka kaluar para godinës së Drejtorisë së Policisë së Shtetit të Qarkut të Elbasanit ka kërkuar ndihmë. Uniformat blu bëjnë me dije se, pasi i’u vunë në ndjekje, kanë kapur mjetin me të cilin po udhëtonin të rinjtë.