Ballina Aktualitet Elbasan, qarkullonte me armë zjarri, arrestohet 22-vjeçari

Elbasan, qarkullonte me armë zjarri, arrestohet 22-vjeçari

Një 22-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri në Elbasan ka rënë në prangat e Policisë së Shtetit. Sipas burimeve zyrtare policore, shtetasit D. S., 22 vjeç, banues në lagjen “5 Maji”, iu gjet në çantë një armë zjarri tip pistoletë me 11 fishekë, të cilën e posedonte pa leje.

Uniformat blu u vunë në veprim pasi morën informacione nga qytetarët se në lagjen “Luigj Gurakuqi”, një person mund të kishte me vete armë zjarri.

Gjithashtu, u proçedua penalisht dhe shtetasi O. Z., 40 vjeç, banues në lagjen “Luigj Gurakuqi”, për veprën penale të moskallëzimit të krimit.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë në Elbasan, për veprën penale të prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve.