Ballina Aktualitet Elbasan, prejardhje kriminale, sekuestrohen pasuritë e Kastriot Kilës

Elbasan, prejardhje kriminale, sekuestrohen pasuritë e Kastriot Kilës

Nën dyshimet se kanë prejardhje kriminale, Prokuroria në Elbasan ka vendosur sekuestro preventive për pasuritë e Elton Kilës, alias Kastriot Kila.

Me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë të Elbasanit për sekuestro preventive për pasuritë:

1. Një ndërtesë 5-katëshe, me sipërfaqe banimi 1502 m2, në Elbasan
2. Njësi shërbimi me sipërfaqe 400 m2, në Elbasan
3. Një sipërfaqe toke prej 5200 m², në Elbasan.
4. Sekuestro 100% të kuotave të zotëruara nga shtetasja I. K. në shoqërinë tregtare “KILA TRANS” sh.p.k.

Vlera e blerjes së këtyre pasurive nga shtetasi Elton Kila, alias Kastriot Kila, të deklaruara në deklaratat noteriale të përpiluara tek noteri, kap shumën prej 70 819 000 lekë të reja.

Burime zyrtare të Prokurorisë bëjnë me dije se hetimet vazhdojnë për të verifikuar pasuri të tjera të luajtshme apo të paluajtshme si dhe llogari bankare të dyshuara me prejardhje kriminale.

Elton Kila, alias Kastriot Kila, u arrestua nga policia e Elbasanit gjatë aksioneve të befasishme në lokale dhe akse rrugore, më 18 tetor me qëllim ekstradimi për në Itali, pasi Prokuroria e Pescarës, Itali, ka lëshuar urdhrin e ndalimit ndërkombëtar për kryerjen e veprave penale të trafikimit të lëndëve narkotike.