Ballina Aktualitet Elbasan, policia plan masash për kontrollet e dyqaneve për fishekzjarre

Elbasan, policia plan masash për kontrollet e dyqaneve për fishekzjarre

Policia e Elbasanit në bazë të planit të masave për kontrollin e dyqaneve e tregjeve që mund të tregtojnë apo shesin lëndë plasëse dhe piroteknike janë kontrolluar 179 subjekte.

Kontrollet do të vijojnë edhe në ditët në vijim në të gjitha subjektet tregtare dhe ambulante të Qarkut Elbasan. Përveç kontrollit për fishekzjarre, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka marrë masa për parandalimin e krimit dhe sigurisë në rrugë.

Gjatë javës që lamë pas kanë vijuar kontrollet nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim, si dhe zbardhjen e dokumentimin e ngjarjeve të mëparshme.

Janë kontrolluar 581 mjete ku gjatë këtyre kontrolleve u shoqëruan në Komisariatet e Policisë, për verifikim 40 persona kryesisht me preçedentë penal, të dyshuar për armëmbajtje pa leje, vjedhje dhe prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

61 shtetas janë proçeduar penalisht, për vepra të ndryshme penale nga të cilët. 10 janë arrestuar, 2 janë ndaluar, 39 janë proçeduar penalisht në gjendje të lirë, si dhe 10 janë shpallur në kërkim.

Vijon zbatimi i planit të masave nga Policia Rrugore e Elbasanit, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ku janë arrestuar katër drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur apo pa Leje Drejtimi dhe tre janë proçeduar në gjendje të lirë.

Si rezultat i këtyre kontrolleve të shtuara janë pezulluar 46 Leje Drejtimi dhe janë vendosur 980 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.