Ballina Aktualitet Elbasan, po kalonte me kufje, kamioni përplas të riun

Elbasan, po kalonte me kufje, kamioni përplas të riun

Një aksident ka ndodhur sot në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Cerrik, në vendin e quajtur “Ura e Zezë”. Bëhet me dije se një person është aksidentuar nga një kamion.

I aksidentuari i ka ndërprerë rrugën kamionit dhe është përplasur mbi asfalt nga automjeti i cili pavarësisht manovrimit nuk ka mundur dot ta evitojë aksidentin.

Mësohet se personi i aksidentuar ka qenë me kufje në vesh dhe nuk ka dëgjuar paralajmërimin e rrezikut me bori të drejtuesit të kamionit. 30-vjeçari i aksidentuar është transportuar për në spitalin e Elbasanit.