Elbasan, plagoset një i ri, mjeti me të cilin drejtonte doli nga rruga

31

Një djalë i ri ka mbetur sot i plagosur pasi humbi drejtimin e mjetit me të cilin lëvizte duke dalë nga rruga dhe përfunduar në një kanal.

Ngjarja ndodhi sot paradite në aksin rrugor Belsh-Rrasë, në fshatin Shkëndi, Belsh, rrethi Elbasan.

Policia tha se shtetasi A.B., rreth 32 vjeç, banues në fshatin Shkëndi, Belsh, duke drejtuar motoçikletën ka humbur kontrollin dhe ka rënë në një kanal në anë të rrugēs.

Për pasojē është plagosur vetë drejtuesi i motoçikletës, djali 32 vjeçar dhe ai ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.