Ka ndodhur në Elbasan. Pas përplasjes së makinave, shoferët zihen me grushta me njëri-tjetrin. Aksidenti u regjistrua tek rrethrrotullimi i “1 Majit”.
Por nuk është mbyllur me kaq, pasi drejtuesit kanë dalë nga makinat dhe janë konfliktuar fizikisht duke fajësuar njëri tjetrin për shkakun e aksidentit.
Njëri nga drejtuesit e makinave ka goditur me një shkop dhe sende të forta shoferin tjetër duke i shkaktuar plagë në trup, ndërsa është transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik të Elbasanit.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes.